Një ndeshje plot emocion ka qënë ajo e ditës së djeshme e luajtur midis Serbisë dhe Zvicrës, e cila I mbajti të gjithë shqipet nëpër botë nën tension, deri në shënim e golit të pare nga Xhaka.
Sigurisht pas shënimit të golit të dytë nga Shaqiri, fitorja e Zvicrës ishte thuajse si një fitore edhe për shqiptarët. Dy golat që vulosën dhe fitoren sigurisht që nuk mund të mbeteshin pa festuar.
Por fatkeqësisht, një incident i rëndë ka ndodhur gjatë festës së një tifozi shqiptar në Bazel pas fitores ndaj Serbisë. Mediat italiane raportojnë se ai është qëlluar me thikë nga 3-4 tifozë serbë.
Shqiptari ishte duke festuar me flamurin kuq e zi, kur është sulmuar me thikë në këmbë. Tifozët serbë ia kanë marrë dhe ia kanë grisur flamurin. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.








13 Dec 2025 





