Ndeshja midis Argjentinës dhe Kroacisë nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar.
Të gjithë prisnim një Argjentinë në formën e saj më të mirë, pasi tanimë, ndodhet në fije të perit për ti rezistuar kalimit të grupit.
Përballja e djeshme përfundoi me rezultatin 0-3 për ekipin kroat.
Me përfundimin e ndeshjes mes Argjentinës dhe Kroacisë, disa tifozë që gjendeshin ngjitur me pankinën e trajnerit Sampaoli në stadiumin Nizhny Novgorod, kanë fyer dhe sulmuar trajnerin.
“Sampaoli bir k**ve..” dëgjoheshin në stadium pas përfundimit të ndeshjes. Flitet se edhe një tifoz, e ka goditur me shishe uji pas golit të tretë të Rakitiç në sekondat e fundit të ndeshjes.








18 Dec 2025 





