Kroacia ka dhuruar spektakël ndaj Argjentinës duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Në “Nizhny Novograd Arena”, skuadra e drejtuar nga Dalic dhuron një futboll të bukur, duke i dhënë një leksion të vërtet Messit me shokë, që shohin vetëm të mundur në shifrat 3-0, dhe shumë pranë eliminimit që në fazën e grupeve.
Pjesa e parë kishte shumë ritëm, me Kroacinë që vraponte shumë, mbyllte hapësirat dhe kundërsulmonte rrezikshëm. Për tej rasteve të krijuara, 45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola.
Fillimi i pjesës së dytë flet për Krocinë që gjeti golin e avantazhit në minutën e 53-të pas një gafe të rëndë të portierit Caballiero. Portieri argjentinas i dhuroi topin sulmuesit të kroatëve, Rebic, i cili nuk ka falur, duke bërë një veprim spektakolar për ta dërguar topin në rrjetë.
Trajneri Sampaoli reagon menjëherë duke hedhur në fushë fillimisht Higuain dhe më pas edhe Dybalaën, për t’i dhënë një tjetër ritëm fazës sulmuese, ndërkohë që në krahun tjetër ekipi i Dalic është pranë golit me Mandzukic. 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, kapiteni dhe lideri i skuadrës ballkanase, Luka Modric bëri një veprim fantastik në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës, duke dyfishuar shifrat. Argjentinasit humbasin toruan, teksa në minutat e fundi shkaktojnë shumë faulla. Rakitic 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt trondit shtyllën e amerikano-jugorëve me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore. Në minutën e parë shtesë Rakitic shënoi dhe golin e tretë pas një asisti të Kovacic, ndërkohë që tashmë Messi dhe Argjentina janë shumë pranë eliminimit.








18 Dec 2025 





