INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca cinike, por siguron kualifikimin në 1/8-at, Peru i thotë “LAMTUMIRË” Botërorit [VIDEO]

Franca cinike, por siguron kualifikimin në 1/8-at, Peru i thotë “LAMTUMIRË” Botërorit [VIDEO]

Publikuar më: 17:54 21-06-2018

Franca ka marrë fitoren e dytë rradhazi në Kampionatin Botëror duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Goli i shënuar që në minutën e 34-të nga ana e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe, i ka dhënë fitoren “Gjelave” me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë Perusë.

Tekniku francez kishte bërë ndryshime në formacion për ndeshjen e dytë, duke futur në fushë Giroud që nga minuta e parë dhe duke sakrifikuar Dembele.

Skuadra funksionon mirë me Giroud, pasi ai krijon hapësira për lojtarët e shpejtë si Griezmann dhe Mbappe. Dhe ishte pikërisht adoleshenti i PSG ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 34’.

Por në pjesën e dytë Franca mund të kishte mbyllur ndeshjen, diçka që nuk e bëri, duke lënë të hapur rezultatin deri në sekondën e fundit. Edhe Peruja u mundua të bënte diçka, dhe me pak fat mund të kishte barazuar. Por ndeshja mbyllet me fitoren e Francës që tani luan vetëm për të siguruar vendin e parë të grupit. Ndërkohë Peruja i thotë lamtumirë Kupës së Botës pas dy disfatave radhazi.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549