INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Provokon me gjestin e tij, reagon menjëherë Federata Kroate duke e përjashtuar

Rusi 2018/ Provokon me gjestin e tij, reagon menjëherë Federata Kroate duke e përjashtuar

Publikuar më: 10:47 10-07-2018

Të gjthë e kemi ende të freskët ndeshjen midis Kroacisë dhe Rusisë ku kjo e fundit u eliminua pas penalltive nga Kroacia.

Një ndeshje në fakt e cila shkaktoi tension para dhe pas saj.

E rradhës e cila ka reaguar pas kësaj ndeshjeje, është Federata e Futbollit e Kroacisë (HNS) e cila hoqi Ognjen Vukojeviçin, një anëtar i stafit stërvitor të ekipit kombëtar, pas një video ku thuhej “Lavdi Ukrainës”, pasi Kroacia fitoi me Rusinë në çerekfinale të Kupës së Botës.

Vukojeviç dhe mbrojtësi i Kroacisë Domagoj Vida postuan videon në mediat sociale pas ndeshjes të shtunën. Veprimet e tyre u kritikuan nga politikanët rusë dhe çuan në një paralajmërim nga komiteti disiplinor i FIFA-s.

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771