INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Hierro ndryshon formacionin e skuadrës spanjolle

Rusi 2018/ Hierro ndryshon formacionin e skuadrës spanjolle

Publikuar më: 10:19 29-06-2018

Të djelën luhet përballja midis Rusisë dhe Spanjës, një përballje në fakt që të gjithë mezi e presim.

Mesa duket të gjithë presin një fitore të Spanjës dhe trajnieri Fernando Hierro i ka marrë masat e nevojshme.

Ai po planifikon ndryshime në duelin ndaj Rusisë në 1/8 e finales në Kampionatin botëror 2018.

Mediat spanjolle raportojnë se Hierro është i gatshëm ta aktivizojë titullar Koken në vend të Thiago Alcantaras.

Po ashtu, ai dëshiron t’i japë një shans të ri yllit të Real Madridit, Marco Asensio, për të treguar aftësitë e tij në formacionin sulmues.
Por, në portë nuk do të ketë ndryshime ku David de Gea vazhdon ta ketë besimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777