Nuk mbarojnë polemikat e shkaktuara dje nga përballja midis Anglisë dhe Belgjkës.
I rradhës i cili ka folur për këtë rezultat ka qënë vet trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, pas humbjes 0-1 në Kupën e Botës, me golin e vetëm të kësaj ndeshje të shënuar nga Adnan Januzaj.
“Mendoj se ishte një ndeshje e barabartë. Ata kishin kontroll më të madh të lojës në disa momente. Ishte një provë e mirë për ne”, ka deklaruar Southgate pas ndeshjes.
“Kjo ishte një ndeshje që donim ta fitonim, por faza e eliminimit është më e rëndësishme dhe ne duheshim të siguroheshim që lojtarët tanë të rëndësishëm të ruhen”.
“Lojtarët që kanë luajtur sot kanë dhënë absolutisht gjithçka, nuk janë ndalur në asnjë moment. Të gjithë e kanë parë nivelin që kemi luajtur sot, dhe ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, përfundoi ai.








6 Nov 2025 





