Sot në 16:00 luhet supersfida e Gjermanisë, të cilës i duhet patjetër një fitore.
Kampionët në fuqi do të përballen me Korenë e Jugut, një ndeshje nga e cila të gjithë presim një Gjermani shpartalluese.
Por nga ana tjetër te gjithë jemi disi të zhgenjyer pasi presim me ngulm një ndeshje spektakolare dhe mesa duket Joachim Low ka menduar për këtë duke bërë ndryshimet e nevojshme ku në repartin e sulmit Mario Gomez do ta nisë sfidën si titullar.
Formacioni i plotë: Manuel Neuer; Joshua Kimmich, Niklas Sule, Mats Hummels, Jonas Hector - Ilkay Gundogan, Toni Kroos; Thomas Muller, Marco Reus, Timo Werner; Mario Gomez.
Nga fronti tjetër duket se dhe Koreja e Jugut i ka marrë masat e nevojshme me këtë formacion: Woo; Yong, Hyun Soo, Yong Gwon, Min Woo; Seon Min, Ju Sejong, Sung Yueng, Hee Chan; Jae Sung, Heung Min.








31 Jan 2026 





