INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ FIFA vendos gjyqtarët për përballjet çerekfinaliste, ja si reaguan ekipet

Rusi 2018/ FIFA vendos gjyqtarët për përballjet çerekfinaliste, ja si reaguan ekipet

Publikuar më: 09:21 06-07-2018

Tanimë rrethi është ngushtuar dhe kemi arritur në fazën çerekfinale të Botërorit ‘’Rusi 2018’’. Sot dhe të shtunën (nesër) do të përballen 8 ekipet që janë në garë për trofeun e madh.

FIFA ka përcaktuar dhe gjyqtarët që do të arbitrojnë në këtë fazë.

Kështu ndeshjen e parë mes Uruguait dhe Francës, e cila do të luhet sot në orën 16:00, do ta drejtojë gjyqtari nga Argjentina, Nestor Pitana.

Kjo zgjedhje në fakt ka bërë bujë, pasi ishte pikërisht Franca ajo që e eliminoi Argjentinën nga Botërori.

Për këtë arsye gjykimi i francezëve nga një argjentinas ka ngjallur dyshime ende pa nisur sfida.

Takimi tjetër i ditës së sotme mes Belgjikës dhe Brazilit do të gjykohet nga Milorad Mazic.

Të shtunën në fushë do të jetë Bjorn Kuipers i Holandës i cili do ta drejtojë ndeshjen mes Suedisë dhe Anglisë. Në ndeshjen e fundit Kroacia- Rusia, gjyqtar do të jetë Sandro Ricci.

Article Logic
Execution time: 0.0021319389343262