Didier Deschamps ka folur në prag të çerekfinales ndaj Uruguajit duke thënse do të tregohen të vëmendshëm pasi Uruguaji nuk është si Argjentina dhe gjerat vështirësohen.
Trajneri i Francës tha Ururguaji është një ekip amerikano-latin shumë i vështirë për t’u përballur. Janë të fortë dhe solidë, shumë agresiv. Ata nuk janë si Argjentina dhe vështirësitë do të shtohen.
Ai ka folur edhe për Mbappen duke thënë se ai do të sjellë surpriza të reja në këtë Botëror. “Kylian mori lëvdata pas ndeshjes kundër Argjentinës, por çdo gjë që ai ka bërë në këtë Botëror ka qenë e shkëlqyer. Eshtë vetëm 19 vjeç dhe do të rritet më tej. Ka ende shumë për të dhënë. Ende nuk e kemi parë më të mirën prej tij. Të gjithë ne presim shumë prej tij,” – tha Deschamps.








6 Nov 2025 





