Deschamps ndjen rrezikun: Uruguai nuk është si Argjentina, pëson pak gola
Franca do të përballet sot me Uruguain në çerekfinalen e parë të Botërorit “Rusi 2018” dhe tensioni ka filluar të ndihet tek të dyja skuadrat. Në fakt të gjithë i anë sytë tek dyshja Cavan-Suarez të cilët duket se janë të vetmit shpëtimtarë të Uruguait sot, kundër gjelave francez.
Trajneri Didier Deschamps ka bërë thirrje për kujdes dhe ka paralajmëruar të tijtë se të qenurit pjesë e Amerikës Jugore, është e përbashkëta e vetme e Uruguait dhe Argjentinës.
Duhet të bëjmë kujdes dhe të jemi të zotë në të dyja fazat e lojës. Uruguai nuk është si Argjentina, pasi është një skuadër që luan me shumë kujdes në mbrojtje dhe pëson shumë pak gola.
Gjithashtu dinë të bëjnë mjaft mirë shpërndarjen e lojës dhe të dërgojnë shumë shpejt topin te dy sulmuesit, Cavani dhe Suarez, që janë nga më të mirët në botë, në rolin e tyre”, deklaroi Deschamps.








6 Nov 2025 





