INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roza Lati në shtrat me Stresin për këtë arsye, Keisi acarohet KEQ fare dhe i kthehet ashpër asaj: Të tallesh me vuajtjet...[FOTO]

Roza Lati në shtrat me Stresin për këtë arsye, Keisi acarohet KEQ fare dhe i kthehet ashpër asaj: Të tallesh me vuajtjet...[FOTO]

Publikuar më: 11:33 24-02-2020

Stresi është një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar dhe shumë i komentuar gjithashtu. Së fundmi ka qenë në vëmendjen e mediave rozë që pas arrestimit, por edhe për marrëdhënien me Kesin, e cila ishte partnerja, por se si është statusi i lidhjes së tyre tani nuk e dimë.

Reperi ishte i ftuar së fundmi në emisionin e Roza Latit aty ku inskenuan një skecc me moderatoren "Si ta bëjmë mizën balenë", ku ai dhe Roza kanë rikrijuar skenën e arrestimit të disa kohëve më parë të Stresit, i cili në atë moment ndodhej në një dhomë hoteli, me një vajzë e cila nuk ishte e fejuara e tij.

Mirëpo këtë skenë se ka pritur aspak mirë Keisi e cila ka reaguar me anë të një postimi në Instagram duke e cilësuar Rozën si moderatore pa ide, që kërkon të tërheqë me çdo kusht vëmendje duke u tallur me vuajtjet e të tjerëve.

"Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek ëhy not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur "Si ta bëjmë mizën balenë" dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s'është fort për të qeshur", shkruan Keisi.

 

bkjc.png

Article Logic
Execution time: 0.0057241916656494