INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keisi shpërtheu keq ndaj Rozës për skeçin me reperin në shtrat, Stresi habit me reagimin e tij: Bravo Roza...[FOTO]

Keisi shpërtheu keq ndaj Rozës për skeçin me reperin në shtrat, Stresi habit me reagimin e tij: Bravo Roza...[FOTO]

Publikuar më: 14:32 24-02-2020

Stresi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “ëhy Not” të Roza Latit, ku bashkë me moderatoren, kanë bërë një skeç teksa inskenonin momentin kur reperi u arrestua. Mirëpo, ky skeç nuk është pritur aspak mirë nga Keisi, ish partnerja e Stresit, e cila shpërtheu ashpër ndaj Rozës.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek ëhy not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, shkruante Keisi (lexo ketu).

Mirëpo, pas kësaj deklarate, ka reaguar Stresi, i cili i ka dalë në mbrojtje Roza Latit dhe i ka thënë bravo.

“Pse merziteni? Ju keni dal te nderuar nga ky emision. Dhe une gjithashtu kam dal shume i paster nga kjo ironi. Shoë eshte Show. Gjithmone vipat e hajn kafshaten me te forte. Taksa qe paguajme ne te famshmit, eshte gjithmone thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza qe personalizove gjithe kto shushunjat qe per nje miresjellje, te hipin ne qafe dhe ta fusin madje”, shkruan Stresi.

sinjo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656