INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo rikthehet në “Bernabeu”, ja si e presin tifozët [FOTO]

Ronaldo rikthehet në “Bernabeu”, ja si e presin tifozët [FOTO]

Publikuar më: 23:11 03-11-2018

Real Madrid u përball me Real Valadovid dhe në stadium kishte një person special.bëhet fjalë për Ronaldo fenomenin por tashmë në rolin e presidentit. Është rast i rrallë, kur presidentit të një ekipi i ofrohet një mirëseardhje kaq e ngrohtë. Për madrilenët, Ronaldo ishte “armiku” i ditës, por edhe ish- sulmuesi që po rikthehej në shtëpi pas disa muajsh larg.

Që kur u largua nga futbolli, braziliani e kishte ëndërruar këtë moment, të ulej pranë Florentino Pérez si president i një klubi. Dhe ky moment ishte sot! “Fenomeni” mbërriti në “Santiago Bernabeu” i shoqëruar nga Carlos Suarez , ish-kreu i Valladolidit, dhe disa këshilltarë të ekipit. Ai ndihej si në shtëpi…

U dhuroi buzëqeshje dhe përqafime të gjithë personave në tribunë, por kësaj here si “armik”, edhe pse madrilenët e kanë të vështirë ta shohin si të tillë. Si lojtarë, gjatë qëndrimit nga 2002-2007 ishte një triumfator, por sot si president, ai ishte humbësi.434240_TS_03-11-18_9218003195_.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0016911029815674