INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarata shokuese e ish-lojtarit të Barçës :“Që nga dita e parë më thanë se duhet të isha bir k…”

Deklarata shokuese e ish-lojtarit të Barçës :“Që nga dita e parë më thanë se duhet të isha bir k…”

Publikuar më: 22:56 03-11-2018

Duke reflektuar mbi karrierën e tij deri më tani, ish-sulmuesi i Barcelona-s, pranoi se nuk ishte i kënaqur që i kërkohej të bënte diçka që ishte në kundërshtim me personalitetin e tij. Bojan Krkic që tani luan në Championship me Stoke City, foli rreth karrierës së tij gjatë një interviste për “El Pais”.

“Që nga dita e parë e karrierës sime, mu tha se duhet të isha bir k…”, tha ai. “Në fillim nuk isha shumë i vetëdijshëm për atë çfarë nënkuptonte, por gjatë viteve e kuptova. Luajta me Barcelonën më të mirë të të gjitha kohërave, luajta te Milan, Ajax, Roma dhe shënova gola në 4 kampionatet më të mëdha”.

Teksa disa mendojnë se karriera e Bojan është një premtim i paplotësuar, ai mendon se kjo është mënyra e gabuar për t’i parë gjërat. “A ja dola të isha lojtari që premtova? Epo, sa njerëz ëndërrojnë të kenë një karrierë të tillë? Ndihem me fat”. shtoi ai.

“Tek akademia e Barcelonës, shënova shumë gola, ashtu si edhe në ekipin e parë. Njerëzit të vendosin një nofkë. E imja ishte ‘Messi i ri’ dhe nëse nuk i arrin pritshmëritë e tyre, atëherë je një dështim. Por unë flas anglisht, italisht, spanjisht dhe gjuhën katalanase. Duhet më shumë guxim për të folur katër gjuhë, sesa për të fituar katër tituj”.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451