Ronaldihno është bërë përsëri pjesë e shtypit dhe kësaj radhe për arsyen e veçantë, sepse ai jeton me dy gra.
Ish-futbollisti brazilian është kritikuar shumë për këtë fakt, madje dhe familja e tij nuk ka pranuar atë pranë nëse ai do të vazhdonte me këtë mënyrë.
Por, mesa duket Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza nuk e kanë aspak problem këtë fakt dhe ato janë të lumtura. Madje kjo e fundit është dhe më e lumtura në lidhje ku shpërndan shpesh foto me dhuratat që Ronaldinho i bën.
E përditshmja braziliane "Jornal Extra" ka përshkruar me detaje se si do ta kalojë Ronaldihno me dy gratë e tij fundin e vitit:
"Të tre do ta kalojnë fillimin e vitit në Buzios, një resort i famshëm në Rio de Zhaneiro. Ronaldinho është përballur me presionin e familjes së tij dhe është kthyer të jetojë në shtëpinë e tij në Barra, në perëndim të Rio de Zhaneiro. Gjatë periudhës që janë ndarë, Dinho ka shëtitur botën, duke vizituar vende si Kina dhe Maroku".








4 Mar 2026 





