Partizani është një nga ekipet që merkaton e saj, po e bën “pa zhurmë”. Drejtuesit e klubit po punojnë në fshehtësi të plotë për të përforcuar ekipin me lojtarë cilësorë.
Nënshkrimi i parë i “Demave të Kuq” është Fatjon Jusufi, ish-futbollisti i Renovës, i cili do t’i bashkohet ekipit në fazën përgatitore në Turqi.
Gjithashtu Dilaver Duka është zyrtarizuar nga drejtori Olsi Rama, por ai do të jetë në provë fillimisht.
Klubi nuk pretendon ta mbyllë me kaq merkaton. Ata kanë qenë në kontakte me mbrojtësin e Kamzës Hektor Idrizaj, por nuk po bien dakord me klubin për marrëveshjen.
Gjithashtu pista e sulmuesit polak Sebastian Berger nuk u bë e mundur dhe stafi është vënë në kërkim për një të ri.








4 Mar 2026 





