Një ekip i specializuar prej 10 vetësh, mes të cilëve fizioterapistë, infermierë dhe mjekë ndihmojnë familjen Schumacher për të asistuar Michael drejt rikuperimit, 5 vite pas aksidentit me ski.
Ky informacion raportohet nga gazeta e përditshme “Bild”, në një kronikë të veçantë për 7 herë kampionin e botës.
Sipas “Bild”, zyra e vjetër e Michael është kthyer në një dhomë spitali, e përshtatur më së miri me kushtet aktuale të ish-pilotit gjerman. “Çdo gjë është përshtatur në mënyrë që shërimi i Schumacher të jetë sa më i kujdesshëm dhe sa më i shpejtë. Mes kurave është edhe “muzika” e motorit të makinës që piloti ka patur kur ishte aktiv”, shkruan “Bild”.
Megjithatë, kur bëhet fjalë se cila është gjendja e sotme e Schumacher, enigma sërish qëndron. “Nuk ka asnjë informacion të saktë. Por ka një motiv përse familja e mban të mbyllur pilotin, ndërkohë që kanë kaluar 5 vite nga aksidenti dhe fansat e tij nuk dinë ende asgjë në lidhje me rikuperimin e tij”, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”.








4 Mar 2026 





