Ish-drejtori i Milan Marco Fassone mesa duket nuk e ka përtypur dot shkarkimin nga puna dhe ka hedhur në gjyq klubin.
Ai kërkon 30 mln euro dëmshpërblim, sipas tij për një shkarkim të padrejtë.
Gjyqi është ende në fazat fillestare. Fassone ka qenë një nga personazhet kryesore kur klubi ishte nën presidencën e Yonghong Li.
Klubi u zhyt në borxhe të thella në atë periudhë dhe të dy drejtorët sportivë Fassone dhe Mirabelli u shkarkuan, së bashku me presidentin që klubin ja dorëzoi fondit Elliott Management.








4 Mar 2026 





