INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rogerti flet pas rikthimit: 'Ja kush janë rivalët e mi më të fortë'

Rogerti flet pas rikthimit: 'Ja kush janë rivalët e mi më të fortë'

Publikuar më: 19:34 04-03-2026

Pas Prime-it të së martës, ku mori vendimin e papritur për të lënë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP dhe u rikthye vetëm pak minuta më pas, Rogerti ka reflektuar mbi lëvizjen e tij në dhomën e rrëfimit.

Ai e pranoi se dalja e përkohshme e ka vendosur në disavantazh në raport me banorët e tjerë, duke u shprehur se tani duhet të “rikuperojë terren” në lojë. Sipas tij, kjo do të bëhet me një qasje ndryshe nga ajo e deritanishmja.

“E ndjej veten të dobët si lojtar. Është sikur të jesh në një garë dhe të ndalosh për një orë e gjysmë, pastaj duhet t’i arrish të tjerët. Do t’i arrij me mirësjellje, jo me ofendime. Ndonjëherë as vetë nuk e njoh reagimin tim. Bëj shumë gjëra dhe nuk mbaj mend gjithçka,” u shpreh ai.

Rogerti theksoi gjithashtu se rivalët më të fortë për të në këtë fazë të lojës janë Miri dhe Selin, duke shtuar se mendon që Miri e priste largimin e tij nga shtëpia.

Kujtojmë se vendimi i tij për t’u larguar erdhi pas komenteve të opinionistes Monika Kryemadhi lidhur me debatin e ashpër që pati me Selin. Diskutimi në studio duket se ndikoi drejtpërdrejt në reagimin emocional të Rogertit dhe në zgjedhjen për të dalë nga dera e kuqe.

 

Tashmë, ai deklaron se do ta vazhdojë lojën me një strategji më të qetë, duke shmangur përplasjet dhe gjuhën ofenduese, në përpjekje për të rikthyer balancën brenda shtëpisë.

Article Logic
Execution time: 0.0019011497497559