INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Roboti' Luana Vjollca! Orë të vona pa gjumë, ç’po ndodh me yllin shqiptar: Një film apo projekt televiziv?

'Roboti' Luana Vjollca! Orë të vona pa gjumë, ç’po ndodh me yllin shqiptar: Një film apo projekt televiziv?

Publikuar më: 15:30 26-11-2025

Roboti Luana Vjollca! Po, po madje ka filluar edhe vetë showgirl-i shqiptar ta quajë veten kështu. Luana është sërish në fazën e saj më produktive. Teksa vazhdon të promovojë koleksionin e ri të veshjeve, moderatorja nuk po e ul aspak ritmin e punës dhe po ngacmon publikun me një tjetër surprizë në horizont.

Së fundmi, në profilin e saj në Instagram, Luana ka ndarë disa momente nga prapaskenat, ku shihet duke punuar deri në orët e para të mëngjesit, gjë që e ka çuar ta quajë veten “robot” sesi mund të fuksionojë pa gjumë. Pamjet e postuara krijojnë përshtypjen se moderatorja ndodhet në një set xhirimi, duke forcuar dyshimet se ajo mund të jetë pjesë e një projekti filmik.

kolazh.jpg

 

 

Edhe pse Luana nuk ka konfirmuar ende se bëhet fjalë për xhirimet e një filmi, fansat janë thuajse të sigurt. Ndonëse një story së fundmi në orët e para të mëngjesit, Luana pyet stafin e saj se nëse po xhirojnë një emision dhe përgjigjia e tyre është “Jo, por edhe emisionin do ta bëjmë pas këtij projekti!”. Tani na ngelet vetëm të presim për këtë surprizë! Një gjë është e sigurt: Pritet të bëhet nami pasi produksionet & programet që merr përsipër Luana Vjollca janë sukses!

lna.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996