Robert Berisha është mjaft i komentuar në mediat rozë, jo vetëm për karrierën muzikore, raportin me Nora Istrefin por dhe për lidhjet që shpeshherë përflitet. Roberti drejton dhe një emision të quajtur“Robi plaket kur don vet”, pjesë e të cilit ishte dhe “Miss Kosova 2019”, Eriona Sejdiu.
Fakti që shihej shpesh me modelen në krah nisën spekulimet se mes tyre mund të kishte diçka. Por së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, këngëtari ka folur njëherë e mirë rreth kësaj çështjeje. “23 vite diferencë edhe e kam të familjes”, tha ai drejtuar pyetjes nëse janë bashkë.









6 Nov 2025 





