Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vjedhë zemrat e publikut, sidomos me baladat e saj të famshme.
Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale dhe së fundmi na trembi të gjithëve!
Ajo ka treguar mbrëmjen e djeshme se i ka ndodhur një episod ku ka menduar se i ka ndalur zemra.
Bëhet fjalë për një makinë që ka frenuar shumë fort teksa këngëtarja ka qënë duke filmuar një video në makinën e saj, e ndaluar tek një semafor.
Mesa duket zhurma e makinës e ka trembur Fifin aq shumë sa ka menduar më të keqen.
“Jam e shokuar. Po bëja një video, po prisja në semafor në makinë. Dhe e dini çfarë përjetova?! Pashë vdekjen me sy 100%. Videoja tjetër do ju tregoj, mund të dëgjoni zhurmat”, ka shkruar Fifi.








6 Nov 2025 





