INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert Berisha s'përmbahet, puth në buzë gjatë emisionit ish-banoren e Big Brother VIP

Robert Berisha s'përmbahet, puth në buzë gjatë emisionit ish-banoren e Big Brother VIP

Publikuar më: 17:31 12-03-2026

Një moment i papritur ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe të rrjeteve sociale, duke përfshirë dy personazhe të njohur të ekranit. E ftuara e radhës në emisionin Robi plaket kur don vet, nën moderimin e Robert Berisha, ishte Vivien Thano, ish-banore e Big Brother VIP Kosova.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një moment pikant nga episodi. Teksa Roberti mban mikrofonin dhe këndon, situata merr një kthesë të papritur.

“Ju afrova afër e putha në…”, dëgjohet duke kënduar ai, ndërsa në atë moment të dy kthehen përnjëherë dhe përfundojnë duke shkëmbyer një puthje në buzë. Pas këtij momenti, të dy e marrin me sportivitet situatën, duke qeshur dhe duke vazhduar këngën dhe vallëzimin në studio. Megjithatë, ky fragment është bërë shpejt viral në rrjet.

Pas përfundimit të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova, Vivien vazhdoi lidhjen e saj me Getinjo. Marrëdhënia mes tyre filloi mirë, por përfundoi pas një periudhe të shkurtër, e shoqëruar edhe me deklarata dhe akuza publike mes dy palëve.

Së fundmi, Vivien ka treguar se ka nisur një romancë të re, megjithatë identiteti i partnerit të saj mbetet ende i panjohur për publikun.

Nga ana tjetër, statusi sentimental i Robert Berisha nuk është i qartë. Nuk dihet nëse ai është ndarë nga partnerja e tij aktuale apo nëse ata vazhdojnë ta mbajnë lidhjen në distancë dhe larg vëmendjes së mediave.

Për kujtesë, Robert Berisha është ish-bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996