INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘A do ishe ndarë nga gruaja për Selinën’? Mateo e provokon, ja si përgjigjet Miri

‘A do ishe ndarë nga gruaja për Selinën’? Mateo e provokon, ja si përgjigjet Miri

Publikuar më: 18:25 12-03-2026

Një debat i ashpër u zhvillua sot në Big Brother VIP Albania mes banorëve Miri dhe Mateo, pas deklaratës së Mirit gjatë Prime-it të kaluar, ku ai kishte shprehur se kishte pëlqim për Selinën dhe e donte për lojën që ajo bën.

Gjatë një përplasjeje në oborr, Mateo e pyeti Mirin nëse do të zgjidhte të ndahej nga bashkëshortja për Selinën, duke përsëritur të njëjtën pyetje vazhdimisht. Miri iu përgjigj qartë se ka një bashkëshorte të mrekullueshme dhe se jeta e tij personale nuk duhet të jetë objekt diskutimi.

Në debat u përfshi edhe Juela, e cila iu drejtua Mateos duke thënë se po përpiqej të imitojë lojën e Rogertit dhe provokimet e tij.

Fragment i debatit:

Mateo: Po si thua, e dua gocën e huaj. A do ishe ndarë për Selinën?

Miri: Po ç’lidhje ke ti me jetën time bashkëshortore? Kam një grua të mrekullueshme.

Mateo: Ta bekoftë Zoti!

Miri: Nëse thua ‘ta bekoftë Zoti’, duhet të të vijë turp që e përdor.

Mateo: A do ishe ndarë me gruan tënde për Selinën?

Juela: Ti nuk ke Zot ore. Nuk e bën dot lojën e Rogertit me provokime.

Miri: Të të vijë turp! Je i pafytyrë që përmend bashkëshorten time.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779