INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora uron ditëlindjen e motrës Elena me një throwback të ëmbël [FOTO]

Rita Ora uron ditëlindjen e motrës Elena me një throwback të ëmbël [FOTO]

Publikuar më: 12:29 20-10-2016

Dy vogëlushe të adhurueshme!

Sot është një ditë e veçantë për familjen Ora pasi vajza e madhe Elena feston ditëlindjen. Dhe natyrisht që nuk mund të shpëtonte pa një urim nga motra e saj më e vogël Rita, e cila ka shfrytëzuar Instagarmin për të shprehur gjithë dashurinë e saj. Ajo ka postuar një foto që të ngroh zemrën, ku dy motrat shfaqen fare të vogla me kostume baleti dhe të kapura për dore. Thuajse po aq emocionues sa imazhi ka qenë edhe mbishkrimi në foto, ku Rita duket se ka folur me zemër në dorë dhe një sy nga e kaluara. Bukuroshja sot 25 vjeçare sjell kujtime nga fëmijëria, ku dëshironte të vishej si Elena dhe kur veshjet nuk ishin të njëjta në detaje, kjo e fundit i jepte Ritës të sajën sepse “kjo është ajo që motrat e mëdha bëjnë”. Ajo vazhdon duke thënë se “e ndërtuam këtë marrëdhënie bashke dhe do ta vazhdojmë për gjithë jetën”. Mjafton të lexosh fjalët e yllit të shumë hiteve për të kuptuar se kjo ditëlindje do të jetë shumë e lumtur për Elenën.

rita-elena-o.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324