INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora si Marilyn Monroe, era i merr fustanin! [FOTO]

Rita Ora si Marilyn Monroe, era i merr fustanin! [FOTO]

Publikuar më: 16:07 27-01-2017

Bukuroshja me origjinë shqiptare ka rënë viktime e një ngacmuesi të pazakontë, erës që frynte!

Artistja 26 vjeçare po dilte nga një studio muzikore në Los Angeles kur një erë e fortë fryu dhe i tërhoqi fustanin duke i nxjerrë të gjithë këmbën e djathtë dhe si pasojë shumë lëkurë për sytë e publikut. Por edhe vetë Rita nuk mund të konsiderohet aq “e pafajshme” në këtë incident pasi ishte e çara e gjatë në fustan ajo që i dha mundësinë erës të “sillej sipas qejfit”. Në ato momente ylli i shumë hiteve po fliste në telefon por nxitoi menjëherë të mbante fustanin e saj që të mos binte viktimë e paparacëve për shkak të këtij incidenti të vogël. Ndonëse jemi mësuar të shohim shumë më shumë “lëkurë” nga ajo, përsëri duhet thënë se edhe kur pjesën më të madhe të trupit e ka të mbuluar, përsëri ia del mbanë të bëhet shumë provokuese dhe tërheqëse.

ritaor1.jpg

ritaor2.jpg

ritaor3.jpg

marilyn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035548210144043