INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora nxjerr jashtë loje Victoria’s Secret [FOTO / VIDEO]

Rita Ora nxjerr jashtë loje Victoria’s Secret [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 22:06 21-09-2016

Nëse pyetja juaj do të ishte çfarë është e aftë të bëjë Rita Ora, përgjigja është mëse e qartë, “shumë”. Përveç karrierës së saj muzikore, Rita tashmë është e suksesshme edhe në fushën e aktrimit e modelingut. Linja e njohur e të brendshmeve “Tezenis” në një shfaqje të mbajtur në Milano më 20 shtator, ka prezantuar koleksionin vjeshtë-dimër 2017. Kush më mirë se Rita Ora mund të hapte eventin? Aksush. Ajo është padyshim një nga femrat më seksi në botë, dhe e tillë u shfaq edhe në mbrëmjen e “Tezenis”., duke nxjerrë jashtë loje Victoria’s Secret. Këngëtarja me origjinë shqiptare, është imazhi i këtij brandi të brendshmesh, dhe ishte e ftuara speciale e shfaqjes së firmës italiane. 25 vjeçarja ka bërë disa hapa në pasarelë me intimot e “Tezenis” dhe më pas ka marrë mikrofonin duke performuar e së bashku me modelet super të bukura ekzaltuan të pranishmit. I ftuar gjithashtu ishte edhe reperi Tinie Tempah, me të cilin Rita ka bashkëpunuar për hitin R.I.P. Paraqitja e Ritës ishte thjesht e mrekullueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033740997314453