INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rindizet sherri! Ai e ofendoi, Ilda Bejlerit s’i del e keqja nga Muç Nano, shihni çfarë thotë publikisht: Vetëm një Muç Muçi ...[FOTO]

Rindizet sherri! Ai e ofendoi, Ilda Bejlerit s’i del e keqja nga Muç Nano, shihni çfarë thotë publikisht: Vetëm një Muç Muçi ...[FOTO]

Publikuar më: 11:48 30-04-2019

Me siguri ju kujtohet debati që bëri bujë në media para pak muajsh ku gazetari dhe analisti i njohur Mustafa Nano kritikonte ashpër dy moderatoret sportive, Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin për veshjet e ekzagjeruara në emisione.

“Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në ëeb, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit.” tregonte ndër të tjera Nano.

Sigurisht që nuk mund të mungonte reagimi i moderatoree dhe së fundmi Ilda Bejleri është pyetur te “Procesi Sportiv’ për veshjet e saj dhe për dekoltenë e famshme.

“Unë nuk e di pse më thonë se e hap shumë dekoltenë. Vetëm një Muç Muçi në fakt e ka pasur shumë problem. Dekoltenë e hap aq sa më lejon të hap gojën dhe jo më shumë. Është diçka më se normale. Mbaj mend që para 5 vitesh vishja një golf deri në fyt dhe më pas vazhdova ta ul pak golfin deri sa jam tani. E hap dekoltenë aq sa hap gojën”, ka thënë Ilda duke thumbuar dhe një herë gazetarin.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003842830657959