INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthim me Ledri Vulën? Veprimi i fundit i Sara Hoxhës habit fansat

Rikthim me Ledri Vulën? Veprimi i fundit i Sara Hoxhës habit fansat

Publikuar më: 12:30 14-04-2024

Sara Hoxha ka rikthyer të gjitha fotot në Instagram me Ledri Vulën, me të cilin prej muajsh përfliten se janë ndarë, por asnjëherë, asnjëri nga të dy, nuk kanë konfirmuar se nuk janë më bashkë.

Ky veprim i fundit i aktores lë të kuptohet se çifti i njohur i showbizit shqiptar, që janë dhe prindër të një vajze, kanë kapërcyer vështirësitë dhe mbase janë rikthyer bashkë.

Sara dhe Ledri kanë qenë muajsh janë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes.

Gjithçka u zbulua, kur Sara u shfaq e vetme në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku edhe kishte një rol.

Ndonëse vetë blogerja u mundua ta përgënjeshtronte si lajm, shpejt u konfirmua nga menaxheri i Ledrit. Tashmë të gjitha detaje të çojnë të mendosh se mes tyre ka qenë një ndarje jo shumë e lehtë.

Prej javësh Sara po jeton jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.

Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203