INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet sherri, TAYNA i bëri DISS, Melinda befason me mesazhin që i dërgon nga emisioni

Rikthehet sherri, TAYNA i bëri DISS, Melinda befason me mesazhin që i dërgon nga emisioni

Publikuar më: 14:29 23-01-2023

Melinda Ademi ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana”. Artistja është vendosur përballë pyetjeve që lidhen kolegët e saj, ku nuk ka hezituar të kthejë përgjigje. Për habinë tonë, Melinda u shpreh se do të dëshironte të kishte një bashkëpunim me Rina Balajn. Ndërsa ruante akoma rezerva, shumë të forta madje për Tayna-n.

Ndër të tjera Ademi u shpreh se ajo përpos që flet pas krahëve për të, është përpjekur disa herë t’i pengojë rrugën e saj. E mbushur, Melinda Ademi nuk mbaroi këtu. Reperja i dërgoi një mesazh nëpërmjet ekranit, “armikes së saj”. “Mos mendo se nuk i kam dëgjuar fjalët,”-u shpreh Melinda.

Pas publikimit të këngës më të re nga Tayna, në të cilën ajo thumbonte reperen Melinda, ka ardhur më herët edhe reagimi nga kjo e fundit.

Në disa postime në Instastory, Melinda tha se katër vite më parë kur ajo u bë pjesë e tregut, koleget filluan të dukeshin ndryshe dhe të bëhen si ajo.

“Më duket shumë për të qeshur. Në 2018 e gjithë estrada shqiptare u duk ndryshe, dhe ende sot 2022 po duken të gjithë si unë. A keni shkuar tek doktorët me foton time apo çfarë ka ndodhur. E vërteta është e vërteta, mos u prekni vetëm shikoni fotot para dhe pas do e shikoni se ku e kam fjalën. Sepse unë jam më realja këtu”- u shpreh Melinda.

Ajo nuk ka përmendur emra konkretë, por fansat dyshojnë se bëhet fjalë konkretisht për Taynën.

 
Article Logic
Execution time: 0.0032050609588623