INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet ish-ambasadori Amerikan, Arvizu! Thotë për shqiptarët, e ardhmja juaj e trishtë

Rikthehet ish-ambasadori Amerikan, Arvizu! Thotë për shqiptarët, e ardhmja juaj e trishtë

Publikuar më: 17:07 26-11-2018

Rikthehet në Tiranë, ish-ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu. Ai ka ka mbërritur për një vizitë presonale dhe në i ftuar në emisionin ‘Wake up’ tregon se si e ka gjetur Tiranën dhe Shqipërinë katër vjet pas përfundoi mandatin e tij. Ai ka folur dhe për një nga fenomenet më të diskutuar vitet e fundit në Shqipëri, largimi drejt vende të BE e më gjerë. Ai e komenton si një situatë të trishtë.

“Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëz me energji dhe inteligjencë, e ardhja është më e mirë. Por nëse largohen është një problem i madh, kjo sepse ka shumë gjëra që nuk funksionojnë siç duhet, thjeshtë nuk funksionojnë. Ndoshta nga korrupsioni. Njerëzit frustrohen dhe largohen, në SHBA, Europë. E ardhmja juaj është e trishtuar, e di që shqiptarët e duan vendin e tyre, pavarësisht sa të frustuar janë këtu. Detyrohen të largohen për një jetë më të mirë, por shpresoj të ndryshojë kjo gjë”, tha Arvizu.

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824