INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori i SHBA-së, Lu dhe ish ambasadori, Arvizu në selinë blu me Bashën

Ambasadori i SHBA-së, Lu dhe ish ambasadori, Arvizu në selinë blu me Bashën

Publikuar më: 11:22 03-04-2017

Për një orë me dyer të mbyllura kanë diskutuar në selinë blu në lidhje me situatën politike në Shqipëri, Ambasadori i SHBA-së Donald Lu me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Në takimin e nisur në orën 10:00 Donald Lu ka qënë nën shoqërinë e ish ambasadorit Aleksandër Arvizu. Po pas takimit as Lu as Basha nuk kanë dhënë prononcim për mediat. Mbase Basha mund të flasë mbi takimin tek çadra e lirisë pas pak minutash.
Ky takim vjen në një moment kur opozita prej 18 shkurtit 2017, vijon protestën para kryeministrisë dhe këmbëngul në formimin e qeverisë teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998