INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biznesi kërkon ulje të çmimit të energjisë dhe ujit

Biznesi kërkon ulje të çmimit të energjisë dhe ujit

Publikuar më: 17:21 26-11-2018

Në mbledhen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, përfaqësuesit e biznesit kanë kërkuar që të ulet kostoja e ujit dhe energjisë për bizneset. Luan Bregasi u shpreh se biznesi është pro propozimit për rritjen e fashës së taksimit të pagave për të shmangur evazionin, po kërkon më shumë lehtësi në lidhje me çmimet e ujit dhe energjsië. “ Rritja e fashës së tatueshme është një lajm i mirë se do shmangen evazionet kompanitë që kanë pagat nga 30 deri në 40 mijë lekë të reja. Shoqatat kanë bërë shumë propozime, por jo të gjitha janë marrë parasysh. Ne kemi bërë një letër që ja kemi dërguar edhe kryeministrit Edi Rama. Energjia dhe uji janë kosto shumë të larta për industrinë dhe biznesin në përgjithësi. Ne ju kemi mirëkuptuar pasi humbjet ishin të mëdha. Mendoj se ka ardhur koha që të këtë diferencim për biznesin për ujin dhe energjinë elektrike. Ne paguajmë dyfish çmimin në krahasim me popullatën, ndërsa duhet të ishte e kundërta,” tha Bregasi.

Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814