INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jepet vendimi për 18-vjeçarin që plagosi policen. Ai tregon dorën e fashuar: Ma kanë bërë...

Jepet vendimi për 18-vjeçarin që plagosi policen. Ai tregon dorën e fashuar: Ma kanë bërë...

Publikuar më: 17:21 26-11-2018

Daniel Drobaj, është 18-vjeçari i akuzuar për plagosjen e efektives së forcave “Shqiponja” Ina Nuka me kapsollë, ditën e protestës para Parlamentit për Unazën e Re. 18-vjeçari do të qëndrojë në burg. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Tiranës e cila ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij, duke pranuar kërkesën e prokurorisë.

Seanca u zhvillua në Gjykatën e Tiranës. Daniel Drobaj nga kafazi i xhamit ka treguar dorën e djathtë të fashuar. I riu tregon se policia i ka thyer gishtat si hakmarrje për gjymtimin e polices në dorë.

18-vjeçari që u arrestua më 23 nëntor, një ditë pas protestës para parlamentit, ka mohuar kategorikisht se ka qenë ai që hodhi kapsollën që plagosi rëndë policen.
Ai tha se kishte marrë pjesë në protestë ndërsa pohoi se nuk kishte përdorur sende të kundraligjshme.

dorafash.jpeg

 

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg Daniel Dobrajn, ka reaguar menjëherë dhe avokati i tij, Alfred Duka që ka deklaruar se prokuroria nuk ka prova dhe se 18-vjeçari është dhunuar nga policia duke u qëlluar me grushte.

"I mbrojturi prej meje nuk ka kryer asnjë vepër penale për shkak se plagosja e rëndë me dashje që prokuroria pretendon se e ka kryer, nuk kemi asnjë rrethanë konkrete që ligji parashikon. Nëse ai e ka hedhur një kapsollë në drejtim të grumbullit të policisë nuk ka pasur qëllim për të dëmtuar ndonjë polic. Nuk kemi konfirmim për nivelin e dëmtimit të të dëmtuarës, pasi Instituti i Mjekësisë nuk ka dalë me një rezultat për nivelin e dënimit. Përsa i përket kundërshtarimit të policisë, ai ka dalë në mbrojtje të banesës dhe nuk ka ushtruar dhunë. Protesta është në natyrën e saj, qëndresa e qytetarëve dhe nuk ka pranuar për ta shoqëruar në polici. Dhunë ndaj 18-vjeçarit? Kam shkuar dhe takuar drejtues të komisariatit për ta dorëzuar ka qenë çështje kohe kur i ati e ka nxjerrë nga banesa duke udhëtuar drejt komisariatit dhe policia e ka ndaluar. Pasi e kanë futur në makinë e kam takuar më pas, sipas tij është ushtruar dhunë me sharje dhe goditje me grushte. Prokuroria nuk ka asnjë provë se plagosjen e ka kryer Drobaj, por pretendon se ka një kohë televizive dhe në mënyrë të përafërt pretendojnë se mund të jetë ky person. Ka pranuar se ka hedhur tre kapsolla", shprehet avokati.

Article Logic
Execution time: 0.0041759014129639