INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fqinjët tanë favorizojnë shumë biznesin. Po Shqipëria?

Fqinjët tanë favorizojnë shumë biznesin. Po Shqipëria?

Publikuar më: 10:29 14-05-2018

“Site Selection”, një revistë ndërkombëtare, që mbulon aktivitetin e koorporatave dhe zhvillimin ekonomik ka renditur vendet që ofrojnë një klimë pozitive për bizneset. Fqinjët tanë Maqedonia dhe Serbia renditen në listën e vendeve më të mira për të investuar në Europën Qendrore e Lindore, dhe si rrjedhojë kanë tërhequr më shumë projekte.

Serbia është e pesta në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore përsa i përket shumës totale të investimeve dhe numrit të projekteve. Ndërsa para është Hungaria, që është e teta edhe në botë e ndjekur nga Polonia, Rumania, Republika Çeke.
Ndërsa Maqedonia renditet e shtata mes 10 vendeve të Europës Qendrore e Lindore për treguesin e vlerës së investimit për frymë.
Shqipëria mungon sërish në këtë renditje, e kjo me shumë të ngjarë lidhet me faktin se në vendin tonë nuk ka shumë lehtësira për bizneset.
“Site Selection” merr në konsideratë për këtë renditje numrin e projekteve, vendet e punës së hapura dhe sipërfaqen e re të shfrytëzuar dhe kontributin që kanë sjellë ato në mirëqenien e zonës ku janë kryer, së bashku me renditjet ndërkombëtare të të bërit biznes, konkurrueshmërisë globale indeksi i zhvillimit njerëzor, historiku i konkurrencës globale, në të cilat përgjithësisht Shqipëria rezulton e fundit në rajon dhe ndër të fundit në Europë.

Article Logic
Execution time: 0.002701997756958