INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pritja s’merr fund, të nevojshme edhe disa muaj për të përfituar nga lehtësirat doganore Shqipëri-Kosovë

Pritja s’merr fund, të nevojshme edhe disa muaj për të përfituar nga lehtësirat doganore Shqipëri-Kosovë

Publikuar më: 17:05 26-11-2018

Qytetarët dhe bizneset në të dy anët e kufirit, në Kosovë dhe në Shqipëri, duhet të presin edhe disa muaj për të përfituar nga lehtësimet në pikat doganore. Në Pejë, aty ku u zhvillua mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, u firmosën 9 marrëveshje të cilat do iu vijnë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në të dy anët e kufirit. Teksa disa prej tyre pritet të hynë në fuqi në 1 janar, ka disa të tjera që duan më shumë kohë për t’u zbatuar. 

Marrëveshja më e rëndësishme është zerimi i tarifave doganore për kalimin e mallrave nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. Kjo marrëveshje do të gjejë zbatim brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm.
Kjo marrëveshje do të shtrihet edhe më tej, me bashkimin doganor sa i përket njohjes së dokumenteve.


Në pikat e kontrollit kufitar do të jetë i vlefshëm vetëm dokumenti i njërës palë. Një palë dokumente për të dyja pikat doganore dhe brenda 6 mujorit të 2019, çfarë jepet në Kosovë si dokument do të konsiderohet dokument i nxjerrë në Shqipëri dhe e anasjelltas.


Një tjetër marrëveshje e firmosur mes dy qeverive, pikën e transitit në portin e Durrësit për Kosovën.


Një lajm i mirë shkon për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Mes Shqipërisë dhe Kosovës do të bëhet njohja e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.


Një lehtësim tjetër i takon telekomunkacionit. Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nënshkruan marrëveshjen për heqjen e roaming. Kjo lehtësi për qytetarët do të nis zbatimin brenda 6-mujorit të parë të 2019-ës.


Një marrëveshje e padiskutuar më parë është dhe ajo për krijimin e një fondi të përbashkët për dy ministritë e Jashtme. Shqipëria dhe Kosova do të nxjerrin një dokument analitikë të përbashkët për deomgrafinë, ekonominë dhe sistemet politike në kuadër të integirmit drejt Bashkimit Europian.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668