INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet fuqishëm Sokol Çikalleshi, vjen goli me ekipin e tij pas dëmtimit

Rikthehet fuqishëm Sokol Çikalleshi, vjen goli me ekipin e tij pas dëmtimit

Publikuar më: 21:33 01-11-2018

Sokol Çikalleshi po rikthehet me hapa të fuqishëm drejt asaj çfarë ai di të bëjë më mirë, shënimit të golave. Sulmuesi kavajas shpërbleu besimin e trajnerit të tij, i cili e aktivizoi vetëm për disa minuta.

Kavajasi ka shënuar në takimin e fituar 4-0 kundër Çengelköyspor-it të vlefshme për kupën e Turqisë. Me një top të mirë në zonë, në këmbët e sulmuesit goli përfudnoi në rrjetë.

Cikalleshi nuk është titullar te skuadra Goztpes,për faktin se ka kaluar një dëmtim serioz. Atij i duhet të fitojë formën më të mirë më pas të luftojë dhe për fanellën e titullarit.

Gjithashtu mungesa e tij ndihet edhe në kombëtaren shqiptare, për shkak të debatit me trajnerin Panuçi, i cili nuk e pranoi rikthimin e tij pasi u vonua në grumbullimin e lojtarëve.

 cikalleshi_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385