INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vranë dhe i prenë organet gjenitale futbollistit të famshëm, arrestohet autori!

E vranë dhe i prenë organet gjenitale futbollistit të famshëm, arrestohet autori!

Publikuar më: 21:06 01-11-2018

Një ngjarje e ndodhur para pak ditësh tronditi opninion anë e mbanë botës dhe u cilësua si një krim i tmerrshëm. Futbollisti brazilian Daniel Correa Freitas u gjend i hedhur në shkurre, i masakruar me thikë dhe ku çdo pjesë e trupit i ishte shkëputur.

Policia braziliane ka arrestuar Edson Brittes Junior, një sipërmarrës 38 vjeçar, së bashku me gruan e tij, të cilët e kanë pranuar totalisht krimin. Sipas avokatëve të arrestuarit vrasja ka qenë një tentativë për të mbrojtur gruan e tij.
“Bëhet fjalë për një baba familje, i detyruar për të reaguar me qëllim që të mbronte familjen e tij. Kur ka hyrë në apartamentin në të cilin ndodhej Freitas, është shtangur nga fakti që ka parë futbollistin teksa tentonte të praktikonte dhunë mbi të shoqen”.

Më pas i akuzuari ka plagosur trupin e tij me thikën që mbante në makinë, në të njëjtin mjet me të cilin ka transportuar edhe trupin e viktimës, përpara se ta braktiste atë disa kilometra larg vendit të krimit.

daniel_korreas.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028510093688965