INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet filmi kult:

Rikthehet filmi kult: "Interview with the Vampire" me protagonist të ri!

Publikuar më: 10:16 09-05-2016

Rikthehet vampiri legjendar Lestat nga filmi kult i vitit 1994, “Interview with the Vampire”.

Protagonisti këtë herë do të jetë një nga aktorët më të vlerësuar të momentit, Jared Leto. Ishte producenti Josh Boone, i famshëm për “The Fault In Our Stars” në vitin 2014, ai që konfirmoi jo vetëm praninë e Letos, por edhe lajmin se ky film do të rikthehej pak ndryshe. Dy librat e novelistes Anne Rice, “Interview with the Vampire” dhe “The Vampire Lestat” do të bashkohen për një film të vetëm, “The Vampire Chronicles”. Kujtojmë se në filmin e parë shumë të vlerësuar nga kritika protagonistë ishin emra aspak të çfarëdoshëm, Tom Cruise dhe Brad Pitt. Të shohim nëse Leto do ta mbajë dot hapin.

Article Logic
Execution time: 0.0017011165618896