INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 3 filmat më të suksesshëm të momentit në kinema

Këto janë 3 filmat më të suksesshëm të momentit në kinema

Publikuar më: 13:16 09-05-2016

Ashtu siç pritej, filmi "Captain America: Civil War" ka kryesuar këtë fundjavë ne Box Office me nje shifër fitimesh prej 181.8 milionë dollarë.

Sipas sajtit THR, ky bashkëpunim i studiove Marvel dhe Disney me protagonistë aktorët Chris Evans, Robert Downey Jr. dhe Scharlett Johansson, mban momentalisht vendin e pestë në historinë e kinematografisë sa i përket fitimeve më të larta në fundjavën e parë të premierës. "Civil War" qëndron pas "Star Wars: The Force Awakens" në vend të parë me 248 milionë dollarë, "Jurassic World" me 208.8 milionë, "The Avengers" 207.4 milionë dhe "Age of Ultron" 191.3 milionë dollarë. Ndërkohë sa i përket klasifikimit të kësaj fundjave, filmat që kanë mbyllur top 3-shen janë "The Jungle Book" dhe ai "Mother's Day"!

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338