INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Librat e Dan Brown sërish filma: Traileri i

Librat e Dan Brown sërish filma: Traileri i "Inferno" tërbon internetin

Publikuar më: 10:51 10-05-2016

Tom Hanks do të rikthehet sërish në rolin e tij si Robert Langdon në një tjetër adaptim filmik të librave të Dan Brown.

Eshtë publikuar traileri i “Inferno” si pjesë e tretë e sagës pas “The Da Vinci Code” dhe “Angels and Demons”, një trailer që menjëherë ka bërë për vete internetin duke siguruar 1.6 milionë klikime në më pak se 24 orë. 10 vjet pasi debutoi në ekranet e mëdha të kinemasë, Langdon rikthehet për detyrën më të vështirë deri më sot. Atij do i duhet të zbulojë sekretet rreth poemës së Dantes, “Inferno”, për të parandaluar fatkeqësinë e radhës në tokë. E vendosur në Firence të Italisë kjo aventurë do ta gjejë aktorin Hanks përkrah britanikes Felicity Jones. Filmi publikohet më 28 tetor, kështu që bëhuni gati për të mbetur pa frymë.

Article Logic
Execution time: 0.0042819976806641