INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen

Rikthehen "Blues Brothers" të ikonës John Belushi

Publikuar më: 10:31 05-05-2016

Blues Brothers do të rikthehen si personazhe të një seriali vizatimor.

Plot 40 vite pasi bënë performancën e tyre të parë në “Saturday Night Live” të drejtuar nga Steve Martin, tashmë vëllezërit komikë të muzikës blues do të bëjnë rikthimin e madh. Dyshja, e formuar dikur nga Dan Aykroyd dhe artisti shqiptar, i ndjeri John Belushi, realizoi filmin legjendar “The Blues Brothers” në vitin 1980, nga i cili do të frymëzohet dhe ky serial vizatimor. Aykroyd është bashkuar me vejushën e Belushit, Judy, për të sjellë këtë projekt i cili pritet të rikthejë pak nga lavdia e grupit ikonë.

Sipas aktorit veteran, seriali do të shohë dy vëllezërit blues, Jake dhe Elwood të vendosur në kohërat e sotme me misionin e tyre të përhershëm, të përdorin teknologjinë e re për të promovuar këngët e tyre, të rekrutojnë aktorë të rinj dhe të shmangin ligjin dhe autoritetet. Dhe e gjitha kjo ndërkohë që luftojnë për të vërtetën, drejtësinë dhe një sanduiç më të mirë për mëngjes. Duket premtues...

Kujtojmë se John Belushi, vëllai i aktorit tjetër, Jim, është ndarë nga jeta në vitin 1982, në moshën 33 vjeçare si pasojë e një mbidoze droge.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215