INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohet zëvendësuesi i Michael Jordan në

Konfirmohet zëvendësuesi i Michael Jordan në "Space Jam 2"

Publikuar më: 12:08 03-05-2016

Pas shumë thashethemesh dhe zërash ndër vite, më në fund është konfirmuar seria e dytë e filmit "Space Jam".

Jo vetëm kaq por është zbuluar gjithashtu se protagonist kryesor kësaj here do të jetë ylli i basketbollit, LeBron James. Ka qenë një raportim i sajtit Variety, ai që ka bërë të ditur se producentët të cilët kanë marrë përsipër vazhdimin e filmit të famshëm janë në bisedime e sipër me Justin Lin, regjisorin e "Fast and Furious" që ky i fundit të realizojë regjinë e "Space Jam 2". Kujtojmë që në vitin 1996 seria e parë me në krye legjendën e basketbollit, Michael Jordan, pati një sukses absolut duke mbledhur plot 230 milionë dollarë fitime në mbarë botën!

Article Logic
Execution time: 0.0027050971984863