INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rezultatet e zgjedhjeve ‘djegin’ Indonezinë

Rezultatet e zgjedhjeve ‘djegin’ Indonezinë

Publikuar më: 09:38 22-05-2019

Shpallja zyrtarisht të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale kanë shërbyer për ndezjen e një konflikti dhe një situate kaosi në Indonezi. Ditën e djeshme u konfirmua në detyrë Presidenti Joko Widodo për një tjetër mandat. Ai fitoi 55.5 për qind të votave por mbështetësit e një kandidati tjetër janë përplasur me policinë e si pasojë kanë vdekur 6 persona dhe 200 të tjetër janë plagosur. Këto shifra janë konfirmuar nga guvernatori i Xhakartës, pasi grupe bandash janë përplasur me forcat e sigurisë dhe i kanë vënë zjarrin një fjetoreje të policisë e makinave të tjera në kryeqytetin e Indonezisë.  BBC shkruan se, protestat në kryeqytetin Xhakarta nisën në mënyrë paqësore por shpejt u kthyen në të dhunshme.

Zëdhënësi i policisë së shtetit, Dedi Prasetyo ka thënë se protestat e organizuara nga mbështetës të një kandidati presidencial, që nuk mundi të fitonte, u kthyen në të dhunshme mbrëmjen e vonë të së martës dhe vijuan të tilla edhe gjatë natës. Policia njoftoi arrestimin e 20 “provokuesve”.

Zëdhënësi ka thënë se policia po kryen hetime mbi raportimin për viktima, por theksoi se oficerët e sigurisë në terren, përfshi edhe personelin ushtarak, nuk ishin pajisur me plumba. Policia lokale e Xhakartës ka përdorur vetëm gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit, që goditën forcat e sigurisë me gurë, kokteje molotovi dhe municione të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936