INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të trembur nga pedofilët/ Njihuni me shtetin që demaskon kështu…

Të trembur nga pedofilët/ Njihuni me shtetin që demaskon kështu…

Publikuar më: 09:42 22-05-2019

Pedofilia është një fenomen shumë i përhapur në botë. Po ka shtete që i demaskojën ata! Australia ka gjetur një mënyrë të drejtpërdrejtë për t’i publikuar të dhënat e tyre në një regjistër. Të gjithë mund të njihen me emrat e tyre, pseudonimet, fotografitë si dhe të lexojnë se për çfarë krime janë dënuar.

Regjistri do të jetë i disponueshëm për publikun përmes Komisionit për Zbulimin e Krimit.
Policia do të jetë përgjegjëse për dhënien, kontrollin dhe menaxhimin e informacioneve. Australia ka ndarë një buxhet prej 7.8 milionë dollarësh për të mbuluar shpenzimet lidhur me publikimin e këtij regjistri.
Regjistri me emrat e pedofilëve është dorëzuar në muajin janar. Policia ka thënë se përmes tij synon të u dërgojë porosi të qartë pedofilëve, por dhe familjeve që të parandalojnë ngjarje të rënda.
“Abuzimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve është një epidemi globale, e cila po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, më e organizuar dhe më ekstreme", deklaruan zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Australisë.

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482