INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situatë kaotike! KLSH, jemi i vetmi vend që nuk kemi ligj për bregdetin

Situatë kaotike! KLSH, jemi i vetmi vend që nuk kemi ligj për bregdetin

Publikuar më: 12:31 13-02-2019

Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi një ligj për bregdetin. Kjo problematikë është bërë me dije nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka kryer një auditim performance. Edhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Bregdetit sipas KLSH, shpjegon teorikisht situatën, por nuk jep asnjë zgjidhje për menaxhimin e tij. Me të tjetrash KLSH ka ngritur dhe një problem serioz që lidhet me mënyrën e menaxhimit të plazheve ku bie në sy mungesa e theksuar e plazheve publike.

Në këto kushte pasojat në turizm dhe ekonominë e vendit janë të mëdha. Pasi plazhet nuk janë konkurruese dhe rezultojnë nën potencialin e zhvillimit. Për pasojë mbeten jashtë tregut turistik europian.
“Aktet rregullatore nuk garantojnë të drejtën e qytetarëve për akses të lirë në plazhe, duke inkurajuar masivizimin e privatëve, që rezulton të jenë dhe burim informalizimi për të ardhurat vendore” citohet në raportin e KLSH.
Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka marrë çertifikimet e nevojshme flamur blu. Ky çertifikim lidhet me pastërtinë dhe sigurinë në plazhe.
KLSH nënvizon se ende vrojtuesit e plazheve nuk njihen si profesion dhe nuk mosgarantohet jeta e pushuesve.
Në këtë situatë KLSH, këshillon që strukturat aktuale të menaxhimit kanë nevojë për reformim. Edhe bashkitë nuk menaxhojnë plazhet në funksion të turizmit, por e administrojnë si aset vendor.

Article Logic
Execution time: 0.0038478374481201