INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi shqiptar kërkon të dashur publikisht, por se dimë nëse do ju pëlqejë KUSHTI që ka vendosur! [FOTO]

Reperi shqiptar kërkon të dashur publikisht, por se dimë nëse do ju pëlqejë KUSHTI që ka vendosur! [FOTO]

Publikuar më: 10:26 19-06-2019

Ai është një ndër artistët shqiptarë më të suksesshëm i cili prej vitesh është shpërngulur në SHBA aty ku po i ecën mjaft mirë në karrierën muzikore. Këngët e Gashit janë shndërruar në hite dhe këtu mjafton të përmendim projektin “Creep on me” me reperin e famshëm botëror, French Montana.

Gashi është shumë aktiv në rrjetet sociale ku i mban fansat e tij të përditësuar nga ana profesionale, por shpesh herë tregon edhe nivelin e lartë të humorit, por dhe nuk ngurron që të tregojë hapur dhe origjinën e tij shqiptare.

Së fundmi, reperi ka zbuluar se është beqar dhe ka kërkuar për një të dashur në rrjetet sociale. Mirëpo, ai i ka vendosur një kusht dhe duke treguar se çfarë kërkon nga e dashura e re.

“Dua një të dashur që ta kuptojë që jam beqar…”, ka shkruar reperi në statusin e tij duke treguar kështu që kërkon një vajzë që mos ta ketë problem që ai të vazhdojë të sillet si një beqar në publik.

UNDE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293