INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi shqiptar emocion të gjithë me dedikimin për 1-vjetorin e djalit të tij, ku zbulon portretin e plotë të vogëlushit [FOTO]

Reperi shqiptar emocion të gjithë me dedikimin për 1-vjetorin e djalit të tij, ku zbulon portretin e plotë të vogëlushit [FOTO]

Publikuar më: 11:38 24-07-2019

Agon Amiga është një ndër reperët më të njohur dhe të suksesshëm i cili ka qenë dhe pjesë e labelit muzikor të grupit “Babastar”.

Para një viti reperi është bërë baba për herë të parë, i cili e ka përjetuar me mjaft emocion dhe entuziazëm këtë gjë.

-640-0-5d3711a4cbaae.jpg

Sot është një ditë e veçantë dhe plot lumturi në familjen e reperit për arsye se djali i tyre, Noeli, mbush 1 vjeç dhe reperi ka bërë urimin më të ëmbël që një prind mund të bëjë. Duket se Agoni ka pritur një ditë të veçantë si kjo për të na njohur për herë të parë me portretin e plotë të të birit.

“Bir është ditëlindja jote e parë, kur ti erdhe në këtë botë dhe tokës iu shtua edhe një engjëll. Ndërsa ti sot feston, ne falënderojmë Zotin për dhuratën më të çmuar që na ka dhuruar. Urime ditëlindjen djali ynë. Shëndeti, fati dhe lumturia të shoqërofshin gjatë tërë jetës së bashku me fëmijët tjerë të botës. Të duam shumë Noel” - ka shkruar me plot emocion reperi përkrah fotos.

agon_amiga1.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.0043740272521973