INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dritan Shakohoxha nuk njeh Agon Amigën

Dritan Shakohoxha nuk njeh Agon Amigën

Publikuar më: 17:02 07-02-2016

Dritan Shakohoxha, një komentator që rrallë herë, për të mos thënë asnjëherë, nuk ngatëron emrat e futbollistëve, por kur vjen puna te këngëtarët nuk duket edhe aq i përgatitur.

Mbremjen e së shtunës, komentatori karizmatik ka zgjedhur ta kalojë në një prej klubeve të njohura të kryeqytetit. Pikërisht atë mbremje, në Lollipop kanë performuar Getoar Selimi me Agon Amigën dhe grupin e tyre, me të cilët Shakohoxha ka shkrepur edhe një fotografi. Ajo çfarë përbën lajm është komenti i tij nën foton e postuar në Instagram. “S’jena mooo” shkruan ai, dhe ne mënjëhere na shkon mendja tek kënga e Dr. Mic, hiti i vitit të kaluar. Ndoshta dikush duhet ti thotë Shakohoxhës se ky është singelli i Majkut në bashkëpunim me Ghetto Geasy-n dhe jo i Agon Amigës… gjithsesi, rëndësi ka që ka kaluar një natë të bukur!

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332